Gjakova
Shkronjat

Kryetari I Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka qëndruar për vizitë në qytetin e Gjakovës. Me këtë rast ai është takuar me anëtarët e bordit të lidhjes rajonale të futbollit dhe përfaqësues të klubeve sportive të kësaj lige.

 Nga ana tjetër kryetari I FFK-së Agim Ademi përgëzoj klubet sportive të ligës rajonale për angazhimin e tyre. Ai përmendi edhe disa projekte sportive të cilat federata po I realizon në qytetin e Gjakovës.

Përveq vizitës kryetari I FFK-së ka dhuruar ndresa dhe topa për të  gjitha klubet të cilat janë pjesë e ligës rajonale me qëllim që aktivitetin e tyre sportiv ta zhvillojnë në kushte më të mira.

Ai premtoj se FFK do të vazhdojë të përkrahë klubet edhe me projekte të tjera. Gjakova do të jetë një ndër ligat më të mira rajonale dhe interesat e Gjakovës janë duke u mbrojtur nga përfaqësues të këtij regjioni të cilët janë pjesë e federates u tha me këtë rast./TV Syri Vision/