Gjakova
Shkronjat

Heinze Shpk është fabrikë që bënë prodhimin dhe montimin komponent të produkteve nga plastika. Në këtë fabrikë e cila ndodhet në Rogovë të Hasit puna bëhet me makineri të standarteve më të larta evropiane.

Këtu janë të punësuar 25 punëtorë dhe puna bëhët me tri ndërrime. Një produkt interesant që prodhohet këtu e që është nga teknologia më e re gjermane është cobiax. Menaxheri i Heinze shpk Fitim Hoti na tregoj që është e vetmja fabrikë jo vetëm në Kosovë e rajon por edhe më gjërë që ka licencimin për prodhimin e cobiax-it.

Vlen të theksohet se cobiax  po gjenë përdorim të gjërë në fushë e ndërtimtarisë dhe eksportin e këtij produkti po e bënë Heinze shpk në tërë boten.

Këtë fabrikë sot e vizituan studentët e inxhinierisë nga kolegji UBT.Qëllimi I kësaj vizite ishte për të parë nga afër se cili është funksioni I produktit cobiax. Ata u informuan nga inxhinieri I kësaj fabrike Mentor Binakaj se cilat janë benifitet që sjell përdorimi I këtij produkti.

Nga ana tjetër shpikësi i cobiax-it Karsten Pfeffer I cili është nga Gjermania tregoj rëndësinë që ka ky produkt.

 

Cobiax është produkt  që vendoset në pllakat masive të betonit dhe funskioni I tj është që të lehtsojë punën në ndërtimin e objektit në mënyrë që betoni dhe armatura të bëhet  me më pak sasi. Kjo bënë që të lehtësohet pesha e objektit për 35% ndërsa për 15 % lehtësohet pesha e hekurit.Heinze SHPK nuk është vetëm më e lirë se sa konkurrentët, por edhe më fleksibile. Kjo e bënë këtë fabrikë një partner atraktiv për konsumatorët nga industria e ndërtimit, elektronikës, mobiljeve dhe sanitarisë./TV Syri Vision.