Gjakova
Shkronjat

Ditën e sotme, anëtarë të organizatës së veteranëve të luftës antifashiste nacional clirimtare të Kosovës, si dhe disa qytetarë të Gjakovës, e nisën me vendosjen e kurorave me lule tek busti i heroit të popullit, Emin Duraku.

Kjo në kuadër të shënimit të 9 nëntorit, ditës së clirimit të Gjakovës, si dhe 11 nëntorit, ditës së formimit të brigadës së shtatë partizane në Gjakovë. Disa fjalë për figurën e Emin Durakut, i foli pikërisht e motra e tij, Nazmija.

Më pas ata kanë vazhduar për tek busti i heroit Hajdar Dushi, ku poashtu vendosën kurora me lule. Homazhe janë bërë edhe tek busti i Sadik Stavilecit, pranë të cilit ndodhet edhe konvikti i cili mban emrin e tij, e ku edhe janë pritur ngrohtë nga studentë të cilët banojnë këtu. Ata kanë nderuar edhe jetën dhe veprën e heroit të popullit, Mustafa Bakija, për të vazhduar më tutje tek Eshtnorja në Cabrat, vend ky në të cilin gjenden eshtrat e dëshmorëve nga Gjakova me rrethinë, të rënë në luftën antifashiste nacional clirimtare gjatë luftës së dytë botërore.

Të gjithë së bashku kanë vendosur kurora me lule edhe tek varrezat e heronjve dhe dëshmorëve të UCK-së në varrezat e qytetit, për të përfunduar këto homazhe tek varri i heroit të popullit, Fadil Hoxha.

U tha se gjatë luftës së dytë botërore, edhe Kosova u përfshi në luftën antifashiste nacional clirimtare përkrah koalicionit antifashist clirimtar botëror, duke dhënë kështu 6200 dëshmorë. Sipas tyre shtabi kryesor për Kosovë dhe rrafsh të Dukagjinit i komanduar nga Fadil Hoxha, ideja e të cilit ishte e drejta e popullit të Kosovës për vetëvendosje dhe bashkim me Shqipërinë, arriti të krijojë një frocë me rreth 53 mijë ushtarë./Tv Syri Vision/