Gjakova
Shkronjat

Sot 21 fermerë nga 5 rajone të ndryshme të komunës së Gjakovës janë subvencionuar me fidane të arrës dhe lajthisë. Zyrtarë në drejtorinë për bujqësi, pylltari, dhe zhvillim rural thanë se një formë e tillë e mbështetjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Komuna e Gjakovës konkretisht, drejtoria për bujqësi pylltari zhvillim rural në kuadër të skemës së subvnecioneve sot ka ndarë fidane të arrës dhe lajthisë për 21 fermerë të cilët janë nga pesë rajonet e  Gjakovës. Me këtë rast drejtori Shpat Nivokazi tha se drejtoria për bujqësi pylltari dhe zhvillim rural ka për qëllim që të ndikojë në mirëqenien e fermerëve dhe të mbeshtet cdo sektor.

Nga ana tjetër fermerët u shprehën falënderues dhe e mirëpritën këtë subvnecion I cili sipas tyre do të iu ndihmojë në zhvillimin e veprimtarisë. Në mesin e fermerëve pati edhe prej atyre që për herë të parë përfituan një subvencion të tillë.

Nga fermerët u kërkua kujdes i veqantë për përgatitjen e tokës,  mbjelljen dhe kultivimin e këtyre fidaneve. Sipas zyrtarëve të këtij dikasteri tani është koha më e përshtatshme për tu bërë mbjellja e fidaneve të arrës dhe lajthisë. Këto dy kultura kërkojnë angazhim dhe kujdes të veqantë në mënyrë që prodhimi të jetë I kënaqshëm./TV Syri Vision