Gjakova
Shkronjat

Një monument I trashëgimisë kulturore është edhe ky mulli në fshatin Babaj I Bokës në komunën e Gjakovës. Bëhet fjalë për mullirin e Sejd Bukollës I cili  daton që nga vitin 1917.

Në luftën e fundit të Kosovës ky monument është shkatërruar tërësisht. Mirëpo falë kontributit të anëtarëve të familjes Bukolla gjendja aktuale e tij është përmirësuar, për faktin se është bërë restaurimi komplet i objektit.

Përveq banorëve të fshatit në ceremonin e përurimit I pranishëm ishte edhe kryetari I komunës Ardian Gjini, I cili e prgëzoj familjen Bkolla për këtë investim.

Që ky mulli të jetë pjesë e institutit të mbrojtjes së monumenteve të trashgimisë kulturore janë përkujdesur edhe zyrtarët e këtij diksteri. Me këtë rast drejtori I qendrës rajonale për trashgimi kulturore në Gjakovë Osman Gojani dhuroj në shenjë mirënjohje një pikturë ku paraqitet mulliri si ka qenë dikur dhe si është sot.

Banorët e fshatit Babaj I Bokës thanë se me restaurimin e mullirit është përcjellë mesazhi se duhet të ruhen vlerat e trashëgimisë kulturore.

Konstruksioni I tij tashmë është ndërtuar nga materiali I drurit dhe betonit. I tërë mekanizimi i këtij  mulliri lëvizë nga uji I cili është burim I Erenikut. Iniciatori Brahim Bukolla është munduar që ta ruaj arkitekturën tipike shqiptare ashtu siq edhe e kishte dikur. Ky mulli ka shërbyer për nevojat e atëhershme të të parëve tanë andaj shpresojmë se tash e tutje të jetë në funksion për banorët e kësaj ane por pse jo edhe një monument që ja vlen të vizitohet nga turistët u tha me këtë rast./TV Syri Vision/