Gjakova
Shkronjat

Trajneri Gani Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij te klubi I futbollit “Vëllaznimi”. Sipas Sejdiut shkak I kësaj dorëheqje janë rezultatet e dobëta që ka treguar skuadra gjakovare në Ligën e Parë.

Përmes një njoftimi në rrjetin social facebook të Vëllaznimit , në deklaratën e Sejdiut mes tjerash thuhet: “Pas rezultateve në këto tri ndeshje, është më se evidente se në klub ka nevojë që të ndryshohet diçka. Unë e marrë përgjegjësinë për këto rezultate prandaj kam marrë vendim të parevokueshëm që të tërhiqen nga detyra e kryetrajnerit të Vëllaznimit, duke i krijuar kështu hapërsirë klubit që të bëjë një zgjidhje tjetër për tri ndeshjet e mbetura të këtij stinori dhe rrjedhën e mëtejshme të garave. Duke i dëshiruar Vëllaznimit sukses në të ardhmen, me këtë rast sinqerisht dua të falënderoi kryetarin e klubit, z.Agim Cana, kryesinë, bashkëpunëtorët, futbollistët dhe të gjithë të tjerët në klub për korrektësinë dhe bashkëpunimin. Kam falenderim të posaçëm për tifozët e Vëllaznimit, të cilët asnjë herë nuk na kthyen shpindën”, ka thënë Gani Sejdiu, me rastin e prezantimit të dorëheqjes së parevokueshme. Nga ana tjetër menaxheri I Vëllaznimt,  Besnik Gojani tha se anëtarët e kryesisë së klubit janë munduar që ta bindin që të mos e bëjë këtë, mirëpo Sejdiu ka qenë këmbëngulës në realizimin e qëllimit të tij, duke e arsyetuar këtë veprim me dëshpërimin që e ka përjetuar me rezultatet e tri ndeshjeve të fundit, kur Vëllaznimi fitoi vetëm 1 pikë dhe pas të cilave nga pozita e kryesuesit ra në pozitën e 5-të në renditjen tabelore.

I pyetur se as do të ketë ndryshime edhe në përbërjen e futbollistëve, Gojani tha se kryesia do të përpiloj një plan strategjik në mënyrë që gabimet e deritanisme të mos përsëriten më.

Dorëheqja e Gani Sejdiut erdhi pas ndeshjes së javës së 13-të ku Vëllaznimi pësoj humbje nga Besa me rezultat 2:0.Pritet që kryesia e Vëllaznimi gjatë ditëve të ardhshme të përcaktohet se kush do ta zëvendësoi Gani Sejdiun në detyrën e kryetrajnerit të klubit./TV Syri Vision/