Gjakova
Shkronjat

Vjeshta pa të reshura ka bërë që të mbjellat  e grurit të vonohen, ndërsa zyrtarët e këtij dikasteri thonë se duhet kërkuar opsione të tjera për zbutjen e situatës në të mbjellurat e grurit.

Mugesa e të reshurave të kësaj vjeshte ka bërë që sipërfaqet e mbjellura me grurë të jenë simbolike në raport me sipërfaqet të cilat i ka planifikuar drejtoria për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural në bashkpunim me fermerët e Gjakovës, kështu tha shefi i këtij sektori Agron Zorra.

Kjo gjendje po i shqetëson fërmerët gjakovar të cilët thanë se për dallim nga vitet tjera moti që po mbretëron këto ditë po i vështirëson mbjelljet vjeshtore dhe nuk po realizohen sipas dinamikës së paraparë.

Fermerët duhet mobilizohen më shumë dhe të shfrytëzojnë cdo konditë të favorshme klimatike në të gjitha zonat prodhuese aty ku ka mundësi të organizohet mbjellja.Andaj për mbjellje të vonshme fermerët duhet ta zbatojnë masen agroteknike në përpikëri duke përgatitur impute cilësore për mbjellje të shtuara në masë deri 20%./TV Syri Vision/