Gjakova
Shkronjat

Gjakova po fillon projektin më të madh që nga periudha e pasluftës, falë insistimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ministrit të infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit. Me këto fjalë nisi ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës unazore të Gjakovës, projekt ky i financuar nga Qeveria e Kosovës.

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se ky projekt i madh infrastrukturor do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Gjakovës, dhe lëvizjen e lirë. Sipas tij, në këtë komunë do të niset një projekt edhe më i madh, i cili qeverisë së Kosovës do t’i kushtojë 57 milionë euro.

E kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërtimin e rrugës unazore të Gjakovës, e ka quajtur një projekt të zakonshëm të cilin ky qytet e meriton.

Haradinaj para të gjithë atyre që erdhën në këtë ceremoni, është shprehur se ky është projekti më i vogël që i ndodh Gjakovës, në krahasim me ato që do të vijnë në një të ardhme të afërt. Ai edhe një herë përmendi ndërtimin e stadiumit të qytetit, poashtu ndërtimin e një infrastrukture të universitetit, si dhe zonën ekonomike amerikane për të cilën sipas tij po punohet në vazhdimësi.Tv Syri Vision