Gjakova
Shkronjat

Në Gjakovë është zhvilluar derbi në futsall në mes Liburnit dhe Prishtinës. Skuadra gjakovare dominoj në parket duke treguar një lojë të mirë dhe me taktikë të udhëhequr nga trajneri Luan Kozniku dhe ndihmës trajneri Valon Kasapi.

Në minutën e katër të lojës goli I parë erdhi për Liburnin të cilin e shënoj Ramadan Alaj. Por jo më larg se dy minuta u shënua edhe goli I dytë nga Halim Selmanaj. Por vetëm pak minuta më vonë epërsinë e Liburnit e shtuan edhe dy gola të tjerë të cilët I shënuan lojtarët Kemajl Gashi dhe Ramadan Alaj. Ndërsa për skuadren e Prishtinës golin e parë e shënoj Ferid Agushi, kurse pak pa përfunduar pjesa e parë u shënua edhe goli I dytë nga Dragan Petroviq. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 4 me 2 në favor të Liburnit. Edhe pjesa e dytë e lojës u karaktrizua me raste të shumta shënimi dhe aksione interesnte.Në fillim të kësaj pjese u shënua edhe goli I pestë për Liburnin nga lojtari Narcis Alibegu.Mirëpo autogoli nga Narcis Alibegu bëri që rezultati të ndrysdoj në 5me 3 për Liburnin. Përveq lojës interesante ky derbi u karakterizua edhe me një atmosferë impozante të cilën e krjuan tifozët gjakovarë. Në minutat e fundit të ndeshjes Halim Selmanaj nga mesfusha e shtoj epërsinë e golave për Liburnin. Kështu xhiroja u mbyll me rezultat 6 me 3 në favor të gjakovarëve. Në këtë ndeshje dyshja e trajnerëve Kozniku - Kasapi patën rastin të provojnë dhe të inkuadrojnë në lojë të gjithë lojtarët edhe pse ishte një lojë derbi, por galaktikët e Liburnit nuk zhgënjyen.

Tash së fundni radhëve të Liburnit iu është bashkuar edhe ish lojtari I Feniksit, Mentor Mejzini.

Liburni ka shënuar fitoren e gjashtë rresht dhe nuk ka pranuar asnjë humbje që nga fillimi I këtij sezoni. Liburni kryeson rënditjen tabelare të Superligës së Kosovës me 18 pikë të grumbulluara nga 6 fitore me golaverazh 36 - 13.Synimi I skuadres gjakovare vazhdon të jetë tituli I kampionit të Kosovës./TV Syri Vision/