Gjakova
Shkronjat

Futbollistët e Vëllaznimit po vazhdojnë me përgatitjet e tyre për xhirot të cilat do ti zhvillojnë në ditët në vazhdim. Ata po I realizojnë stërvitjet nën përkujdesjen e trajnerit Haxhi Kurhasku I cili thotë se janë duke e bërë maskimumin që skuadra gjakovare të tregoj rezultate më të mira tash e tutje.

Por sipas Kurhaskut mungesa më e madhe tek Vëllaznimi është sulmi .

Gjatë këtyre ditëve Vëllazimit iu është bashkuar edhe ish futbollisti I Hajdukut të Kroacisë, Arlind Basha, I cili tha se do të mundohem ti ndihmojë kuq e zinjëve.

Por një tjetër futbollisrë I cili nga janari I vitit të ardhshëm do ti mbrojë ngjyrat kuq e zi  të klubit gjakovar është sulmuesi Granit Cana. Ai ishte pjesë e ekipeve të ndryshme si Keku, Tetuta e Durrësit, Flamurtari, ndërsa së fundmi Cana ka luajtur për Ramiz Sadikun.

Drejtori sportiv Ahmet Morina tha se Basha dhe Cana janë përforcimet idelae për Vëllaznimin. Morina tha se në janar të vitit 2019 Vëllaznimi do ti bëjë edhe 7 përforcime tjera.

Përveq angazhimit në ofrmin e kushteve më të mira për futbollistët, kryesia e klubit po I kushton një kujdes të veqantë edhe mirëmbajtjes së fushës në stadiumin e qytetit. Vëllaznimi do ti zhvillojë edhe tri ndeshje deri në përundim të këtij stinori. Nesër do ta pret Istogun në Gjakovë, ndërsa të martën do të luajë me Bashkimin e Koretinit si dhe ndeshjen e fundit do të përballet me Vushtrinë./TV Syri Vision/