Gjakova
Shkronjat

Për nder të ditës ndërkombëtare të konventës për të drejtat e fëmijëve, shoqata Handikos dega në Gjakovë organizoj një aktivitet interesant. Rreth 40 fëmijë më aftësi të kufizuara së bashku me mbi 100 nxënës të 5 shkollave fillore të qytetit defiluan në sallën e sportit “Shani Nushi” duke mbajtur në duar pankarta në të cilat ishin të shkruara disa nga të drejtat elementare të fëmijëve, si :

Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jetojnë të lirë, të gjithë fëmijët kanë të drejtë të edukohen, të gjithë fëmijët kanë të drejtë të argëtohen dhe mesazhe tjera sensibilizuese.

Nga ana tjetër fëmijët treguan disa nga të drejtat e tyre.

 

Fëmijët patën mundësinë të zhvillojnë lojëra të ndryshme dhe të argëtohen se bashku me animatorët të cilët ishin veshur me maskota të ndryshme. Se sa u argëtuan me këto lojëra këtë e tregoj edhe buzëqeshja dhe gëzimi që u pa në fytyrat e tyre të vogla. Ky aktivitet u organizua nga shoqata Hndikos në Gjakovë në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe kishte për qëllim solidarizimin me gjithë boten për nder të kësaj dite./TV Syri Vision/