Gjakova
Shkronjat

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e nëntë për këtë vit.Fillimisht kryetari I komisionit të aksionarëve të ndërmarrjes pubike ‘Ngrohtorja e qytetit”, Zef Komani ka dhënë raportin e punës dhe auditorit të pavarur për vitin 2017 në këtë ndërmarrje si dhe tregoj se deri ku kanë shkuar procedurat e projektit të ngrohtores së re.

Ndërsa sa I përket punës dhe auditorit të brendshëm për vitin 2017 të ndërmarrjs publike “Stacioni I Autobusëve” ka raportuar përfaqësuesja e komisionit komunal pranë kësaj ndërmarrje, Kujtesa Qela e cila tha se ka pasur progrese pozitive.

Ndërkohë në këtë mbledhje është raportuar edhe për punën e drejtorisë së bujqësisë pylltarisë dhe zhvillimit rural nga drejtori, Shpat Nivokazi. Poashtu është shqyrtuar kërkesa për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale për KEDS-in për vendosjen e 3 trafostacioneve në fshatin Doblibare dhe 1 në fshatin Marmull. Pas propozimit të pikave të rendit të ditës nga kryesuesi Anton Shala dhe të miratuara nga anëtarët e këtij komiteti, më pas të njëjtat janë shqyrtuar dhe miratuar përdiskutim në mbledhjen e radhës së kuvendit komunal./TV Syri Vision/