Gjakova
Shkronjat

Shoqata Handikos dega në Gjakovë sot ka pranuar një donacion të veqantë, Bëhet fjalë për karroca, paterica, biçikleta dhe paisje tjera përcjellëse të cilat janë elementi bazë për mundësinë e lëvizjes së një personi me aftësi të kufizuar.

Donator i këtyre paisjeve është bashkatdhetari Zoton Kabashi i cili jeton në Norvegji dhe në mënyrë vullnetare vendosi që ti sjellë ato në vendlindjen e tij .Ai tregoj se ka një ka një kompani që prodhon paisje të tilla dhe ka shprehur dëshirën që të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara.

Në shenjë falënderimi drejtoresha e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Adelina Shehu Kola ndau mirënjohje për donatorin.

Nga ana tjetër drejtoresha ekzekutive e kësaj shoqate Brilanta Ballata tha se këto paisje jo vetëm që ndihmojnë fëmijët në zhvillimin e aktiviteteve të tyre por  lehtësojnë edhe punën e Handikosit.

U tha se inicuesi i këtij donacioni është Shpend Kumnova i cili ka kontaktuar me Zotonin dhe janë dakorduar që këto paisje ti sjellin në Gjakovë. Vlera e këtij donacion është rreth 40  mijë euro dhe sipas donatorit ndihma të tilla do të ketë edhe në të ardhmen./TV Syri Vision/