Gjakova
Shkronjat

Klubi gjakovar Vëllaznimi ka emëruar Ismet Munishin si trajner të ri të skuadrës së tyre. Vëllaznimi ishte pa trajner kohëve të fundit pasi Gani Sejdiu u largua para dy javësh. Megjithatë, drejtuesit e klubit kuqezi nuk nxituan për emërimin e ndonjë trajneri të ri dhe zyrtarizimin e marrëveshjen me Munishin e bënë të dielën pas ndeshjes që patën me Istogun.Ndërsa nga dita e hënë trajneri Munishi e filloj punën me djlemoshat gjakovarë.

Në një intervist për televizionin Syri Vision ai ka thënë se synimi i tij është që ta përgatisë sa më mirë skuadren në ndeshjet e mbetura të këtij stinori dhe do të mundohet maksimalisht që Vëllaznimi të kualifikohet në Superligë.

Sipas Munishit ngecja e Vëllaznimit ka qenë lëndimi i disa lojtarëve dhe  fondi i pa mjaftueshëm i tyre , andaj do të shikohet mundësia që shumë shpejt të ketë dhe përforcime të cilat do ta ndikojnë në rezultate positive.

Mes tjerash ai tha se tani klubi është shumë mirë i organizuar. Do të jetë kënaqësi për mua që të punoj me Agim Canën. Për Munishin ky është një rikthim te Vëllaznimi, kjo për faktin se ai e drejtoi këtë skuadër për shumicën e sezonit të kaluar./TV Syri Vision/