Gjakova
Shkronjat

Përkundër reshjeve dhe temperaturave të ulëta puna e tyre nuk ndërpritet. Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Çabrati” janë ata të cilët përmes aksioneve të ndryshme kontribojnë në mbrojtjen dhe pastërtinë e mjedisit.

Edhe kësaj radhe u panë që kujdes të veqantë po I kushtojnë pastrimit të rrugëve në qytet dhe mirëmbajtjes së parqeve.Mirëpo përveq kësaj ata janë duke kryer edhe punë të tjera shtesë kështu tha kryeshefi ekzekutiv I kësaj ndërmarrje Berat Hadri.

Hadri tha ka progres sa I përket menaxhimit të mbeturinave dhe cdoherë kur nevojitet të intervenohet punëtorët shprehin gatishmërinë dhe largojnë cdo mbeturinë.

Për të gjithë qytetarët që hudhin mbeturinat do të shqiptohen gjoba.

Ajo që kërkohet nga qytetarët është vetëdijësimi i tyre që të kursejnë mjedisin nga mbeturinat.Nuk duhet të hudhin  mbeturinat kudo që ata dëshirojnë por janë vendet e posaqme të cilat janë krijuar për këto shërbime./TV Syri Vision/