Gjakova
Shkronjat

Në moshën 64 vjeqare ka ndërruar jetë veterani I UÇK-së dhe njëherit luftëtari I brigadës “Gjakova 137”, Luan Juniku. Në nderim të jetës dhe veprës së tij në foajen e pallatit të kulturës “Asim Vokshi”  familjarë, miq, bashkëluftëtarë të Luanit bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule pranë funeralit .

Me fillimin e luftës në Kosovë Luani së bashku me djalin e tij Bekimin iu bashkuan radhëve të UÇK-së. Fillimisht ishin ushtarë të brigadës 132 dhe pastaj me themelimin e brigadës Gjakova 137 ata iu bashkuan kësaj brigade dhe  luftuan në fronte të ndryshme. Mes emocionesh Bekimi na tregoj se ishte vetëm 16 vjeqar kur luftoj krah për krah me babain e tij.

Ndarja nga jeta e një burri atdhetar siq ishte Luani na ka goditur të gjithëve.Vepra e tij tregoi se si duhet dashur lirinë dhe se si duhet  mbrojtur vendin, kshtu thanë bashkëluftëtarët.

Homazhe bënë edhe nga përfaqësues të kuvendit komunal, anëtarë të OVL-UÇK-së dega në Gjakovë, përfaqësues të institucioneve lokale si dhe përfaqësues të partive politike. Luani luftoj në zona të ndryshme si Dashinoc, Jabllanicë, Kralan, Gërgoc e poashtu edhe në disa zona të Gjakovës. Me nderime të larta atij iu dha lamtumira e fundit dhe varimi I tij u bë në varrezat e qytetit./TV Syri Vision/