Gjakova
Shkronjat

Institucioni parashkollor “Ganimete Tërbeshi”, konkretisht objekti I parë i cili njihet edhe si qerdhja Deva sot zhvilloj një aktivitet interesant. Vogëlushët e këtij kopshti përmes lojërave të ndryshme cilat kishin karakter garues shënuan ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Stafi menaxhues dhe ai I edukatoreve u shprehen të lumtur që përgjatë këtyre viteve kanë realizuar projekte të ndryshme rreth edukimit të fëmijëve.

Në prani të prindërve të vegjëlit prezantuan recitime dhe lojëra të cilat I kanë përgatitur nën përkujdesjen e edukatoreve të tyre. 

Të pranishmit patën mundësinë që të argëtohen me lojërat e fëmijëve të cilët edhe pse të vegjël në moshë me njohuritë e arritura u treguan mjaft kreativ dhe këmbëngulës për të fituar.

Këta 5 vjeqarëv me ndihmën e edukatoreve organizuan edhe garen për përgatitjen e ëmbëlsirave. Me duart e tyre të vogla e realizuan garën me sukses. Ata me orë të tëra u argëtuan dhe festuan të gjithë së bashku. Të punosh më fëmijët është kënaqësi dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë u tha me këtë rast./TV Syri Vison/