Gjakova
Shkronjat

Në prani të krijuesve letrarë, përfaqësues të institucioneve, miqëve dhe familjarëve profesori dhe akademiku Emin Riza promovoj librin “Arkitektura popullore e Gjakovës” e cila është botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovë.

Me këtë rast u tha se profesor Riza është një nga studiuesit më të mirë në fushën e ndërtimeve të vjetra dhe kjo monografi është një vepër e mirëfilltë shkencore që paraqet pasuritë historike e kulturore të Gjakovës.

Në këtë monolog autori trajton tiparet arkitekturore, urbanistike si dhe përfshin analizat tipologjike tëveqanta të Gjakovës.

Në këtë panel u fol edhe për sfidat mbi ruajtjen e trashgimisë kulturore në Kosovë.

Në këtë promovim I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili tha se kjo vepër është një vlerë e re që i shtohet Gjakovës.

Autori Emin Riza falënderoj gjithë të pranishmit si dhe tha se është hera e parë që në promovimin e veprës së tij marrin pjsë akademikë, intelektualë dhe njohës të fushave të ndryshme.

Profesor Emin Riza është i biri i Selman Rizës njërit prej gjuhëtarëve dhe alabanologëve më të njohur. Familja Riza është me origjinë nga Gjakova, ndërsa vetë profesori Emin Riza ka lindur në Korçë.Ai ka botuar 110 artikuj në revista e botime shkencore, brenda dhe jashtë vendit si dhe 12 monografi 5 prej tyre me bashkautorë./TV Syri Vision/