Gjakova
Shkronjat

Nxënëset e klasëve të 12-ta të gjimnazit “Hajdar Dushi” dhe shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha” sot u bënë pjesë e punëtorisë ‘Rritja e pjesëmarrjes së vajzave në shkenca natyrore, teknologji, inxhinieri dhe matematikë”, e organizuar nga qendra për studime sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Qëllimi I gjithë kësaj ishte nxitja e vajzave që të studiojnë në të ardhmen shkencat natyrore.

Pas këtij takimi të gjitha nxënëset do të kenë mundësinë që të vazhdojnë baskpunimin me mentoret të cilat kanë një karrierë të sukseshme në shkencat natyrore.

Pjesëmarrëset e kësaj punëtorie thanë se vajzat të cilat tregojnë sukses më shumë në shkencat natyrore duhet që pas përfundimit të shkollës së mesme të studiojnë ndonjërën prej këtyre shkencave.

 

Nga mentoret këtij projekti u apelua  që të largohen stereotipet gjinore dhe zgjedhjet në karrierë të bëhen sipas asaj që vajzat e mendojnë si sukses të vetin e jo të ndikohen nga shoqëria apo faktorët tjerë që i rrethojnë./TV Syri Vision/