Gjakova
Shkronjat

Volejbollistet e Vajzat e klubit të volejbollit Vëllaznimi kanë arritur të bëhen kampione vjeshtor në grupin prëndim. Me fitore  3:2 ndaj KV Dukagjini, skuadra gjakovare arriti që ti afrohet elitës së volejbollit pas një viti e gjysmë të themelimit.

Vajzat e klubit të volejbollit “Vëllaznimi” në Gjakovë kanë arritur të bëhen kampione vjeshtore të grupit perëndim në kuadër të ligës së parë. Kjo për faktin se që nga fillimi i këtij sezoni ato kanë zhvilluar gjashtë  ndeshje dhe në të gjitha prej tyre kanë shënuar fitore. Ndeshjen e fundit të stinorit e zhvilluan me KV “Dukagjini” në sallen e sporteve “Shani Nushi”. Vajzat gjakovare treguan një lojë më të mirë në parket dhe arritën të shënojnë fitore bindëse ndaj skuadres nga Klina. Fitorja prej 3:2 në këtë ndeshje iu mundësoj volejbollisteve të Vëllaznimit që ti afrohen elitës së volejbollit, pasi që në sezonin pranveror ato do të garojnë në superligën B. Vlen të theksohet se klubi i vajzave të Vëllaznimit ka një vit e gjysmë që është themeluar dhe përgjatë kësaj kohe të bëhesh kampion është një sukses jo vetëm për Vëllaznimin por edhe për qytetin e Gjakovës kështu thanë kryesia e klubit.

Haxhikadrija tha se në sezonin pranveror volejbollistet e Vëllaznimi do të garojnë në kuadër të Superligës B të volejbollit kosovar.

Nga ana tjetër volejbollistet e Vëllaznimit u shprehën të lumtura për rezultatin e arritur.

Vajzat gjatë sezonit vjeshtor janë munduar të bëjnë një punë të shkëlqyeshme dhe në fund u shpërblyen me rezultate të mira. Përkunder sfidave që patën përgjatë një viti e gjysmë ato përmes punës ekipore dhe bashkpunimit morën rezultatin e shumëpritur, superligën B./TV Syri Vision/