Gjakova
Shkronjat

Jo rastësisht ata u takuan. Është profesioni ai I cili I bëri bashkë redaktorët dhe gazetarët e mediave të komunës së Gjakovës. Në këtë takim joformal i cili u organizua nga Këshilli I Mediave të Shkruara të Kosovës u diskutua për etikën e gazetarisë, kodin etik të mediave  si dhe punën e përditshme të gazetarëve korrespodentë, përfshirë edhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen.

Nga përfaqësuesit e këshillit të mediave të shkruara u tha se mediat lokale ballafaqohen me sfida të ndryshme e njëra nga to është edhe mbijetesa. Mirëpo përkundër kësaj ato vazhdojnë të veprojnë në mënyrë profesionale.

Mushkolaj tha se mediat drejtojnë ankesa të shumta në këshill ndër to është edhe qështja e privatësisë.

Pjesë e këtij diskutimi ishin edhe zyrtarët e lartë të informimit nga institucionet tjera lokale.Është detyrë e gazetarëve dhe redaktorëve të respektojnë të drejtën e qytetarëve për informim me kohë. Mirëpo korrektësia, saktësia, shpejtësia, relevanca dhe guximi janë disa nga parimet që duhet ti ketë secili që e ushtron profesionin e gazetarisë u tha me këtë rast./TV Syri Vision/