Gjakova
Shkronjat

Për shkak të reshjeve të shiut ndeshja e cila ishte paraparë të luhej në stadiumin e qytetit u zhvillua në fushën me bar sintetik në sallën e sporteve  “Shani Nushi”.

Gjatë ditës së sotme  është zhvilluar ndeshja e 1/16-ës së finalës së kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit të Koretinit. Skuadra kuq e zi ka arritur të tregohet më e mirë në fushën e gjelbërt. Gjakovarët të udhëhequr nga kryetrajneri Ismet Munishi arritën të shënojnë fitore me rezultat të thellë 4 më 0 ndaj Bashkimit. Golashënuesit e kësaj ndeshje ishin: Dhonatan Santos  I cili sënoj  2 gola ndërsa nga një golë kanë shënuar futbollistët Jeton Dushi dhe Rron Rogova. Kryesia e klubit gakovar janë shprehur se do të mundohen që edhe në ndeshjet e ardhshme të cilat do të luhen në ditët në vijim të tregojnë suksese. Pas kësaj fitore Vëllaznimi ka kaluar në ndeshjet e rreth të 1/8 së  finales së kupës së Kosovës./TV Syri Vision/