Gjakova
Shkronjat

Në nderim të 28 Nëntorit festës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini bëri homazhe dhe vendosi buqetë me lule pranë lapidarit “Shokët e Lirisë” së bashku me bashkpunëtorë dhe përfaqësues të tjerë komunal.

Kështu së bashku ata vazhduan homazhet edhe në varrezat e dëshmorëve. Me këtë rast I pari I komunës tha se ndjehemi më të obliguar që t’i falemi veprës së tyre sublime, por edhe më të bindur e më të përcaktuar që t’i përmbushim ato që sot i njohim si amanetet e tyre.

Në nderim të kësaj dite homzhe bënë edhe përfaqësues të OVL-UÇK-së të cilët thanë se duhet t’i kujtojmë e të përulemi para atyre që jetën ia kushtuan atdheut.

Po sot homazhe u bënë edhe në varrezat e të zhdukurve në fshatin Meje. Poashtu janë vënë buqeta me lule edhe tek varrezat e martirëve në Qabrat. Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është festë e mbarë kombit shqiptar, kontributi I vëllezërvë e motravë tona është krenari dhe nderë për ne. Gjithmnonë e veçanërisht në festat kombëtare, duhet të përulemi me respekt para atyre që jetën ia kushtuan lirisë./TV Syr Vision/