Gjakova
Shkronjat

Në Gjakovë është mbajtur koncert festiv për fëmijë për nderë të 28 nëntorit, festës së pavarësisë së Shqipërisë. Me pika të ndryshme muzikore dhe valle popullore u karakterizua programi festiv pjesë e të cilit ishin nxënësit e disa prej shkollave fillore të Gjakovës.

Interesante ishte edhe drama “Tri Fluturat” të cilën e sollën në skenë nxënësit e shkollës “Fehmi Agani”. Po nga kjo shkollë vajzat prezantun edhe vallëzim modern.

Pjesë e kësaj feste ishte edhe vallja tropojane e luajtur nga nxënësit e shkolles fillore “Selman Riza”.

Edhe nxënësit e shkollave fillore  “Mustafa Bakija” dhe “Mazllum Këpuska”paraqiten pika të ndryshme mes tyre edhe këngë kushtuar Shqipërisë. Manifestimi për nderë të 28 nëntorit u karaktriuza edhe me vallen “Qifti I lumtur” të cilën e vallëzuan ansambli  këngëve dhe valleve të qytetit.

Koncerti festiv kushtuar festës së flamurit u organizua nga ansambli I këngëve dhe valleve të qytetit në bashkëpunim me drejtorinë për kulturë, rini dhe sport në Gjakovë/TV Syri Vision/