Gjakova
Shkronjat

Gjatë ditës sotme kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini së bashku me bashkëpunëtorët tjerë komunal ka qëndruar në rajonin e Hasit me rastin e inaugurimeve dhe inspektimeve të disa punimeve infrastrukturore.

Fillimisht ai ka bërë inspektimin e punimeve të cilat po bëhen në segmentin rrugor në afërsi të varrezave të fshatit Rogovë. Këtu po bëhet shtrimi i rrugës me kubëza në një gjatësi prej 200 metra dhe vlera e investimit është 20 mijë euro. Një tjetër projekt që sot u inaugurua ishte rruga në fshatin Ujz konretisht në lagjen Berisha. Banorët e kësaj lagje janë shprehur falënderues për këtë investim i cili kuvendit komunal i ka kushtuar rrth 20 mijë euro.

Gjatë ditës sotme i pari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij kanë qëndruar për vizitë edhe në fshatin Lipovec, me ç’ rast bënë përurimin e rrugës në lagjen Gjugja.Këtu ata u pritën nga banorët e lagjeve Shala, Gjugja dhe Kolmekshaj.

Banorët e këtushëm u shprehën të lumtur për asfaltimin e kësaj rruge.

Rruga në lagjen Gjugja të fshatit Lipovec ka një gjatësi prej 600 metra dhe vlera e investimit të saj është  60 mijë euro./TV Syri Vision/