Gjakova
Shkronjat

Ishte qershori këtij viti kur filloj të rrënohej objekti i cili dikur ka shërbyer si impiant i ngrohjes qendrore për banesat e solidaritetit në Gjakovë. Por sot ky vend ka marrë një pamje tjetër.

Tashmë është bërë rregullimi infrastrukturor i këtij sheshi. Me iniciativë të kryetarit të komunës Ardian Gjinit është bërë rregullimi i trotuareve si dhe janë krijuar edhe hapësirat gjelbëruese.

Përveq sheshit ajo që të bie në sy këtu është edhe parku të cilin të veqantë e bëjnë këto murale që janë pikturuar në mënyrë vullnetare nga përfaqësues të organizatave joqeveritare si dhe qytetarë të tjerë. Gjatë këtyre ditëve kuvendi komunal ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës së disa shesheve në lagje të ndryshme të qytetit. Me këtë rast sot kryetari Gjini pa nga afer se si po ecin punimet e këtyre projekteve. Një nga sheshet që janë vendosur lodrat për fëmijë është edhe “Martirët e Qabratit”. Kjo hapësirë tashmë po shfrytëzohet nga fëmijët e kësaj lagje të cilët thanë se janë të lumtur që po kanë një vend se ku të argëtohen.

Përndryshe vendosja e lodrave për fëmijë në sheshet e qytetit kuvendit komunal i kanë kushtuar 20 mijë euro.