Gjakova
Shkronjat

Shoqata e grave “Medica Gjakova” sot ka rihapur dyqanin në të cilin shiten produkte tërësisht vendore, me cilësi dhe shkallë të lartë të higjienës. Këtu mund të gjesh produkte nga më të ndryshmet, si produkte nga qumështi, pastaj produkte bujqësore, pemë, perime, turshi, ajvar, mjaltë, reqele dhe të tjera.

Përveq kësaj në këtë dyqan shiten edhe punime artizanale të llojeve të ndryshme. Të gjitha këto janë të prodhuara nga gratë ndërmarrëse të Dukagjinit të cilat njëkohësisht janë edhe anëtare të shoqatës.

Sada tha se shumë shpejt do të ketë edhe projekte tjera pjesë e të cilave janë gratë ndërmarrëse.

Menaxherja e këtj dyqani Viosa Meqa tha se qëllimi I këtij projekti është që gratë të vetëdijesohen që puna në grup është kultivuese dhe se prodhimi I produkteve vendore është ajo që kërkohet më shumë nga konsumatorët.

Nga ana tjetër gratë të cilat mirrren me prodhimin produkteve bujqësore apo edhe me punime dore thanë se falë trajnimeve nga Medica Gjakova ato kanë arritur që përmes punës në grup të realizojnë këtë projekt.

Dyqani me produkte vendore të produara nga gratë ndërmarrëse gjindet në rrugën Skënderbeu konkretisht në afërsi të shkollës fillore “Musatafa Bakija”. Hapja e tij u bë në kuadër të projekit “Përmirësimi I kushteve të jetesës përmes integrimit dhe fuqizimit ekonomik të grave dhe të rinjëve”. /TV Syri Vision/