Gjakova
Shkronjat

Asociacioni i Artkitektëve të Kosovës ka mbajtur takimin e parë me ekspertë të kësaj fushe në komunën e Gjaskovës, me ç’rast bëri edhe promovimi I bienales së arkitekturës 2018.

Fillimisht kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini nënshkroj marrëveshje me Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës në kuadër të bashkëpunimit profesional me komunat. Puna profesionale e arkitektëve duhet të vlerësohet andaj I mirëpres të gjitha sugjerimet dhe ndihmën profesionale që mund ta japin në mënyrë që Gjakova në të ardhmen të bëhet një qytet shumë më funksional dhe më i bukur në aspektin arkitektonik është shprehur Gjini gjatë kësaj ceremonie.

Bienalja e arkitekturës është një garë tradicionale që mbledh rreth vetës arkitektët më të mirë vendor e ndërkombëtar.

Në këtë garë janë të përfshira 14 kategori dhe afati I aplikimit është deri me 31 dhjetor.

Nga ana tjetër drejtori I urbanizmit Arben Bakalli tha se përmes kësaj marrëveshje do të sjellim vlera profesonale jo vetëm në fushën e arkitekturës por edhe në zhvillimin urban.

Kjo garë ka për qëllim sensibilizimin e fushës së arkitekturës dhe sjelljen e një fryme qytetëruese. Të gjitha investimet në infrastrukturë dhe ndërtim që do të ndodhin në komunën e Gjakovës, do ta kenë edhe mendimin profesional të arkitektëve më të mirë të Kosovës u tha me këtë rast./TV Syri Vision/