Gjakova
Shkronjat

Në vazhdën e mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit, inspektorët e tregut nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së bashku me inspektorët e kuvendit komunal të Gjakovës, sot kanë kryer inspektime nëpër subjekte afariste.

Kryeinspektori nga MTI, Lulzim Syla së bashku me këshilltarin e ministrit të kësaj ministrie, Sahit Svirca, dhe inspektorët komunal kontrolluan nga afër produktet për të parë se a po zbatohet urdhëresa e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për mos lejimin e produkteve me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kos Rezoluta 1244”. Lidhur me respektiminin e emërtimit të Republikës së Kosovës në etiketat e mallrave të importuar inspektorët thanë se subjektet afariste janë duke i respekruar në përpikmëri vendimet e qeverisë. Gjatë ditës sotme është bërë inspektimi edhe në furrat e bukës për të parë se sa po zbatohet ligji. Me këtë rast është bërë matja e bukës dhe verifikimi i peshoreve që përdoren nëpër këto subjekte ekonomike. Inspektorët e tregut kanë mbikëqyrur deklaracionin nëpër furrat e bukës duke bërë krahasimin me atë që shkruan dhe buka që shitet. Gjatë mbikëqyrjes ka rezultuar se edhe furrat e bukës po e respektojnë vendimin e ministrit Endrit Shala.

Sipas inspektorëve të gjitha ato subjekte ekonomike që nuk e respektojnë këtë vendim do të merren masa ndërshkuese.

 

Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme nëpër të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për tu mbikëqyrur gjendja ekzistuese në terren./TV Syri Vision/