Gjakova
Shkronjat

Ky është vendi ku dikur e kishte shtëpinë Sadri Tahiraj nga fshati Rracaj i Gjakovës. Por në këtë truall tashmë nuk ka asgjë, kjo për faktin se në luftën e fundit në Kosovë forcat serbe ia dogjën shtëpinë dhe e shkatërruan të tërën. Sadriu është 90 vjeqar dhe tani jeton me bashkëshorten e tij,  Nepën  në shtëpinë të cilën e ka blerë nga vëllau i tij. Por shqetësuese për të  është se shtëpia e tij nuk ofron as kushtet elemenatre për jetesë. Edhe pse kanë kaluar 19 vite nga lufta ai nuk ka pasur mundësi të investoj në shtëpi. Ende duken dëmet e shkaktuara nga lufta e që sipas tij janë të mëdha. U pa që qatia është e djegur, ndërsa muret brenda dhomave të shtëpisë kanë këto vrima të shkaktuara nga plumat. Por dëmi më i madh që atij i është shkaktuar nga Serbia është vrasja e djalit tij 20 vjeqar Rrustemit, i cili u vra me 27 prill të vitit 1999 në Meje. Përkundër moshës dhe humbjes së djalit ai na tha se ajo që po e rëndon edhe më shumë është se si shteti nuk po përkujdeset për familjarët e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri.

Për rastin e tij dhe luftën e kosovës janë shkruar libra të ndryshëm në mesin e tyre edhe libri “Prejardhja e një lufte” e shkruar nga gjermani Stephen Schëartz si dhe libri “Dëgjoni qfarë themi në” në të cilën janë paraqitur rrëfimet e familjarëve. Sadriu ende e ka të freskët kujtimin se si forcat serbe ja morrën nga duart djalin.

Kërkesën për ndërtimin apo renovimin e shtëpisë e cila i është djegur gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovës Sadriu ia ka parashtruar kuvendit komunal në qershor të këtij viti.

Ai nuk ka mundësi financiare që të bëjë ndonjë investim në shtëpinë e tij sepse jeton në kushte të vështira. Të ardhurat e vetme i ka nga ndihma sociale. Prandaj mbetet me shpresën që pas vlerësimit nga komisioni komunal të merren masat konkrete dhe që të bëhet ndonjë zgjidhje sa më parë./TV Syri Vision/