Gjakova
Shkronjat

Një delegacion nga qyteti i Sarandës, i prirë nga kryetarja e bashkisë Florjana Koka kanë qëndruar për vizitë në qytetin e Gjakovës. Ata fillimisht vizituan kuvendin komunal ku u pritën nga shefi i kabinetit të kryetarit, Agim Koci dhe zyrtarët tjerë.

Gjatë bashkëbisedimit u tha se Gjakova dhe Saranda, sikurse edhe të gjitha qytetet tjera në Kosovë dhe Shqipëri, kanë nevojë për më shumë vizita të këtij lloji, pasi qytetarët në të dyja anët e kufirit duhet të njihen dhe miqësohen edhe më shumë me njëri tjetrin.

 

Më vonë këtij takimi iu bashkua edhe kryetari i komunës Ardian Gjini i cili për shkak të një vizite zyrtare që kishte jashtë vendit nuk arriti të jetë që nga fillimi. Me këtë rast Gjini është shprehur falënderues për këtë vizitë e cila sipas tij tregon edhe më shumë thellimin e marrëdhënieve dhe bashkpunimit të ndërsjelltë në mes të dy vendeve. Përfaqësuesit  e dy qyteteve janë dakorduar që të rrisin bashkëpunimin në fusha të ndryshme si ekonomike, sociale dhe historike.Pas këtij takimi të dy delegacionet kanë bërë homazhe dhe vendosen kurora me lule tek lapidarit  “Shokët e Lirisë” për të nderuar të gjithë dëshmorët dhe heronjët që dhanë jetën për liri. Për tu njohur më shumë me historinë, traditën dhe kulturën e qytetit të Gjakovës, delegacioni nga Saranda të shoqëruar nga zyrtarët komunal kanë vizituar disa prej institucioneve më të rëndësishme në qytetin e Gjakovës. Të prirë nga drejtoresha për kulturë rini dhe sport Saranda Hyseni, e vizituan pallatin e kulturës “Asim Vokshi” për tu njohur më shumë rreth historikut të këtij institucioni. Vizitën e vazhduan edhe në bibliotekën e qytetit “Ibrahim Rogova” ku u pritën nga drejtori Ëgjell Berisha i cili i njoftoj nga afer me rëndësië dhe gjithqka që ofron biblioteka. Përveq institucioneve një vizitë iu bë edhe qytetit. Udhëheqësit e dy qyteteve së bashku me zyrtarët  tyre vizituan edhe shëtitoren e lumit Krena dhe parakaluan në këtë pjesë të qytetit për të vazhduar ecjen edhe në qarshinë e vjetër. Ata ndaluan për vizitë edhe në Xhaminë e Hadumit ku u pritën nga kryetari i bashkësisë islame në Gjakovë Ahmet Efendi Hoxha dhe imamët tjerë. E gjithë kjo vizitë u bë me iniciativën e kryetarit Ardian Gjini.

Gjatë ditës sotme të dy delegacionet vizituan edhe objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare, siç janë teqja e Bektashive dhe ajo e sheh Eminit, pastaj Kisha e Shën Ndout si dhe shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, e të tjera./TV Syri Vision/