Gjakova
Shkronjat

Klubi Taekwondo “Dearti” në Gjakovë përgjatë këtij viti ka marrë pjesë në gara të ndryshme si në “Tirana Challenge 2018” me 9 garues, “Podgorica Open 2018” me 7 garues, “Theranda Open 2018” me 3 garues si dhe “Tirana Trophy 2018” me 3 garues të cilët janë stolisur me medalje.

Kështu u tha në ceremoninë e cila u organizua me rastin e fundvitit ku të pranishëm ishin përfaqësues të federatës së taekwonodos së Kosovës, përfaqësues të kuvendit komunal, përfaqësues të sektorit të sportit, si dhe sportist dhe prindër. Me këtë rast kryetari i klubit “Darti” Dervish Delijaj prezantoj disa nga sukseset që kanë aritur për këtë vit.

Nga ana tjetër kryetari i federatës së taekwondos, Gani Krasniqi ofroj mbështetje për klubin si dhe në shenjë mirënjohje shpërblejë edhe 3 garuesit të cilët janë dekoruar me medalje në garën e fundit në Tiranë.

Poashtu u tha se ky sport do të gjejë mbështetje edhe nga kuvendi komunal.

Në këtë ceremoni u ndanë edhe mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në zhvillimin e këtij sporti. Ky klub ka gjithësej 30 sportist të grupmoshave të ndryshme. E ata që po arrijnë të përfaqësojnë Gjakovën dhe të tregojnë suksese në arenën ndërkombëtare janë vetë antërët e klubit.

Të gjithë të pranishmit patën mundësinë të shohin nga afër disa nga disiplinat që i ka sporti i Taekwondos të cilat i prezantuan sportistët nën drejtimin e trajnerit Premt Frrokaj. Klubi Dearti është themeluar në vitin 2009 dhe deri më tani ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare të ndryshme. Motoja e këtij klubi është “Të ushtrojmë së bashku për një trup dhe mendje të shëndosh”./TV Syri Vision/