Gjakova
Shkronjat

Mbrëmë u ndezën dritat e festave të fundvitit në fshatin i cili vite me radhë është i njohur për dekorin më të bukur për festat në Kosovë . Bëhet fjalë për fshatin Pjetërshan ku ndriçimi dhe rregullimi i këtij fshati për festat e fund vitit tanimë është bërë një traditë e përvitshme.

U pa që banorët janë përkujdesur që të bëjnë stolisjen e pemëve dhe hapësirën përreth Kishës me drita të cilat I kanë dhënë hijeshi dhe atmosferë festive këtij vendi. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryetari i komuës së Gjakovës Ardian Gjini me bashkëpunëtorët komunal si dhe shumë banorë të kësaj ane. Të rinjtë e fshatit Pjetërshan dhe fshatrave për rreth, kanë arritur që ta kryejnë një punë të mrekullueshme në rregullimin dhe ndriçimin e fshatit, duke e shndërruar këtë vend si vendin e dekoruar më së bukuri në Kosovë për festa të fundvitit u tha me këtë rast.

Nga ana tjetër famulltari Don Marian Ukaj tha se kjo është periudha më e bukur për të dhuruar më shumë dashuri.

Banorët thanë se në prag të festave të fundvitit jo vetëm që e zbukurojnë hapësirën përreth kishës që ndodhet në këtë fshat por dëshirojnë të përcjellin dhe mesazhe urimi dhe lumturie tek të gjithë.

Fshati Pjetërshan i cili gjendët pak kilometra larg qytetit të Gjakovës në vitet e fundit, çdoherë ka lenë përshtypje për dekorimin që i bëhet kishës dhe oborrit të saj për festat e fund vitit./TV Syri Vision/