Gjakova
Shkronjat

Në Gjakovë sot janë shpërndarë pako ushqimore për 70 familje të cilat jetojnë në gjendje të rëndë socio-ekonomike.Këto pako u ndanë nga shoqata humanitare dhe bamirëse “Bereqeti”.

Iniciativa të tlla humane janë të shpeshta, pasiqë shoqata humanitare bamirëse ‘Bereqeti” dega në Gjakovë varësisht nga fondi që mbledh nga vullnetarët në cdo muaj ndanë pako ushqimore për familjet të cilat jetojnë në kushte të rënda socio-ekonomike. Edhe sot në mënyrë vullnetare u ndihmuan 70 familje të komunës së Gjakovës.

Anëtarët e këtyre familjeve u shprehën falënderues për ndihmat që I morën. Sipas tyre kjo është një lehtësim për ta e sidomos në këto ditë të ftohta dimri.

Njerëz të vullnetit të mirë kudo që jeni duhet të bashkohemi dhe me qfarëdo mundësie që kemi duhet ti ndihmojmë këto familje. Ju jemi shumë mirënjohes dhe falenderues për kontributin tuaj u tha me këtë rast./TV Syri Vision/