Gjakova
Shkronjat

Në nderim të jetës dhe veprës së ish presidentit të SHBA-ve, tashmë të ndjerë George Herbert Walker Bush sot në foajenë e pallatit të kulturës “Asim Vokshi” qytetarë të komunës së  Gjakovës patën rastin që të nënshkruhen në librin e zisë që e kanë hapur shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkpunim me drejtorinë për kulturë rini dhe sport me rastin e vdekjes së presidentit Bush.

 

Sipas organizatorëve pas Gjakovës libri i zisë do të jetë edhe në qytete tjera të Kosovës.

Presidenti Bush do ta ketë gjithmonë një vend nderi në kujtesën e popullit shqiptar si dritë shprese për liri dhe demokraci për Kosovën u tha me këtë rast. Ndrsa  ky libër do të dërgohet në destinacione të ndryshme mes tyre dhe në muzeun e presidentit të ndjerë Bush.

“Në rast të konfliktit në Kosovë të provokuar nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë gati për të përdorur forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi'', kishte deklaruar i ndjeri Xhorxh Bush i vjetër në letrën dërguar diktatorit serb Slobodan Millosheviçit më 25 dhjetor, 1992, duke e lidhur kështu përjetësisht familjen amerikane Bush me historinë e kombit Shqiptar. Bush ndërroj jetë ditë më parë. Ai ishte një politikan amerikan i cili shërbeu si Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në 1993./TV Syri Vision/