Gjakova
Shkronjat

Klubi i futsallit “Liburn” nga Gjakova ka shënuar fitore bindëse në Pejë duke mposhtur Fc Pejën me rezultat 0-4. Me këtë fitore Liburn ka mbyllur sezonin vjeshtor në mënyrë perfekte në Superligë të futsallit. Golashënuesit e kësaj ndeshje ishin Alibegu, Krasniqi, Selmanaj dhe Dobroshi.

Liburni ka qenë i pa konkurencë në elitën e futsallit kosovar në këtë stinor, pas tërheqjes së Feniksit nga garat, kurse deri tash ka shënuar vetëm fitore në kuadër të superligës, për ta përmbyllur pjesën vjeshtore të kampionatit me 8 fitore nga 8 ndeshje të zhvilluara, me një ndeshje më pak, në të cilën ka pushuar. Në të gjitha këto xhiro, Liburni nuk njeh as humbje dhe as barazim, duke e mbajtur bindshëm primatin e rënditjes tabelare me 24 pikë. Ekipi i Liburnit është i përbërë nga ajka e futsallistëve Kosovarë, të cilët e krijojnë një lojë të mrekullueshme të rezultuara me 8 fitore bindëse deri sot. Liburni shpallet kampion vjeshtor me 24 pikë të grumbulluara me golaverazh 48-16 me plus 32 gol dallim.Kryetari i ekipit gjakovar Abaz Beqa, ka thënë për televizionin Syri vision ka thënë se një meritë për këtë sukses i takon trajnerit Luan Kozniku, të cilit më vonë i doli në krah ndihmës trajneri Valon Kasapi, që gjatë gjithë stinorit aplikuan taktikën e inkuadrimit të të gjithë lojtarëve të cilët kanë pasur lojë të  mrekullueshme, ekipore dhe të koordinuar mirë në të gjitha anët. Duke mos lënë anash edhe falënderimin për tifozët gjakovarë të cilët kurrë nuk rreshtin së përkrahuri Beqa është shprehur se gjithmonë do të jep dhe bëjë gjithçka për Liburnin. Me këtë motiv do të vazhdojmë edhe në stinorin e dytë me synimin e titullit kampion dhe përfaqësimin e Gjakovës dhe Kosovës në arenën ndërkombëtare është shprehur mes tjerash kryesia e klubit Liburn./TV Syri Vision/