Gjakova
Shkronjat

Disa banorë të paralagjes së qytetit Brekoc në Gjakovë sot kanë protestuar për rrugën“Shote Galica”. Ata thanë  se po përballen me një rrugë që nuk ofron infrastrukturë të mirë dhe që sipas tyre nuk është asfaltuar asnjëherë.

Ata kanë drejtuar kërkesë në kuvendin komunal për të ndërmarrë ndonjë hap konkret për rregullimin e kësaj rruge gjatësia e së cilës është 900 metra.

Të tjerë thanë se gropat e shumta dhe balta po ua vështirësojnë qarkullimin në këtë rrugë.

Lidhur me këtë qështje televizioni Syri Vision ka kërkuar një përgjigje nga kuvendi komunal. Përmes telefonit drejtori për shërbime publike Shkumbin Kastrati ka thënë se do të shiqohet mundësia që rruga “Shote Galica” të buxhetohet për vitin e ardhshëm ku do të parashihet shtrimi me kubëza i kësaj rruge. Sipas zyrtarëve komunal shumë shpejt do të bëhet zgjidhja edhe për këta banorë./TV Syri Vision/