Gjakova
Shkronjat

Kështu do të duket  salla solemne e pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë. Ky është projekt i cili tashmë do të realizohet  dhe punimet për të veq se kanë filluar. Drejtoresha për kulturë rini dhe sport Saranda Hyseni na tregoj se ky është investimi i parë që po bëhet rrënjësisht në sallë që nga hapja e saj e që do të kushtojë 28 mijë euro. Tashmë qytetarët e Gjakovës e në veqanti komuniteti artisik do ta kenë një ambient më të mirë për të zhvilluar aktivitetet e tyre.

Përveq këtij projekti drejtoria për kulturë rini dhe sport është duke investuar edhe në objekte tjera kulturore dhe historike në komunën e Gjakovës.Për të cilat Hyseni na tregoj më detajisht.

Vlera e investimeve të cilat janë bërë përgjatë vitit 2018 nga drejtoria për kulturë rini dhe sport është 78 mijë euro. Qëllimi i të gjitha projekteve është që të ofrohet një infrastrukturë më e mirë në zhvillimin e aktiviteteve të cfarëdo lëmie./TV Syri Vision