Gjakova
Shkronjat

Kështu tha poeti shkodran Elhaid Cufi para studentëve të univesritetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, me rastin e aktivitetit humanitar i cili u mbajt në pallatin e kulturës ”Asim Vokshi”. Të pranishmit përveq që patën mundësinë që të dëgjojnë vargje nga djaloshi i cili ka një pasion të veçantë për të shkruar ata edhe bashkëbiseduan.

Djaloshi shkodran pati edhe një mesazh.

Ky aktivitet ishte iniciativë e organizatës reforma studentore e universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dhe nga të hollat që mblidhen sipas organizatorëve do të ndihmohen me pako ushqimore disa familjeve në nevojë.

 

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe kjo ekspozitë e studentit Mergim Avdyli. Gjithqka që e karaktrizoj këtë ekspozitë ishin portrete të arstistëve të skenës muzikore, artisike, sportive dhe të tjerë. Ai na tregoj që është dashur shumë kohë që të realizoj këto piktura.

Poashtu pati edhe pika muzikore, me crast studentja Valeria Kola interpretoj disa këngë të cilat u mirëpritën nga publiku në sallë. Ndër të tjera u tha se iniciativa të tilla me karakter humanitar do të vazhdojnë edhe më tutje nga studentët gjakovar./TV Syri Vision.