Gjakova
Shkronjat

“Të arriturat dhe sfidat e sektorit të rinisë në komunën e Gjakovës” ishte tema e kësaj tryeze e cila u organizua nga grupi jo formal i të rinjëve kuvendar të Gjakovës e që u mbështet nga OSBE-Misioni në Kosovë.

Me këtë rast kryetarja kuvendarëve të rinjë, Valentina Alijaj tha se synimi i gjithë kësaj është ndërveprimi nga të gjithë akterët lkal përfshirë në fushë e rinisë.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i komunës Ardian Gjini i cili tha se bashkpunimi me strukturat e pushtetit lokal dhe rinisë nuk do të mungojë asnjëherë. Ai apeloj tek të rinjët që të punojnë për një të ardhme të përbashkët.

Gjatë këtij diskutimi u përmenden edhe disa nga projektet që janë realizuar nga drejtoria për kulturë rini dhe sport e të cilat i tregoj drejtoresha e këtij dikasteri Saranda Hyseni.

Këshilli I veprimit rinor lokal në Gjakovë për të dytin vit me radhë është zgjedhur si këshilli më aktiv në Kosovë, këtë lajm e bëri të ditur kryetari i kësaj organizate Ideal Zhaveli i cili njëherit prezantoj edhe të arriturat e këtij viti.

Pjesë e këtij diskutimi ishin edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat bashkëveprojnë në Gjakovë. Mes tjerash u diskutua rëndësia e zbatimit të politikave rinore dhe programeve të parapara me strategjinë nacionale, rregulloret dhe plani i veprimit për rininë./TV Syri Vision/