Gjakova
Shkronjat

“Jep dashni për 1 vit t’ri” është motoja e aktivitetit të organizuar nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Gjakovë. Të rinjët kanë marrë iniciativën që të bëjnë shitjen e ëmbëlsirave me qëllim që të mbledhin të holla për të ndihmuar familjet skamnore të fillojnë një vit të ri me buzëqeshje në shtëpitë e tyre.

Sipas sekretarës së kësaj organizate shitja e ëmblësirave po bëhet në parkun festiv.

Përveq shtjes së ëmbëlsirave vullnetarët kanë marrë edhe një iniciativë tjetër.

Ky aktivitet do të vazhdojë deri me 28 dhjetor dhe shitja e ëmblësirave bëhet në parkun festiv  në qendër të qytetit. Vullnetarët janë të pranishëm në shtëpizën ku do të shiten këto produkte, prej orës 19:00 deri në orën 22:30./TV Syri Vision/