Gjakova
Shkronjat

Kuvendi Komunal i Gjakovës, dhe organizata Save the Children ishin mbështetës të aktivitetit vjetor të qendrës për rehabilitim me bazë në bashkësi “Handikos”, në këtë komunë. Kështu u tha gjatë prezantimit të raportit të punës që bëri kjo qendër gjatë vitit 2018.

Në prani të përfaqësuesve të kuvendit komunal nga dikasteret përkatëse, përfaqësuesve të organizatave, si dhe prindërve e anëtarëve të  shoqatës Handikos dega në Gjakovë, drejtoresha ekzekutive e këtij intitucioni Brilanta Ballata ka prezantuar punën njëvjeqare, projektet, shërbimet dhe aktivitetet që janë realizuar përgjatë këtij viti. Sipas saj një nga projektet e rëndësishme është cilësuar ai për “Shërbimet e bazuara në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara nga viti 2016-2018” i cili është përkrahur nga Save dhe Children .

Përgjatgë këtij viti Handikos ka realizuar edhe projektin “Shërbime në familje për të rritur me aftësi të kufizuar”

Ky ishte viti më i sukseshësm që nga themlimi i qendrës Handikos në Gjakovë kështu thanë përfaqësues të organizatës Save the Children.

Të kënaqur me të gjitha shërbimet u shprehën prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Gjatë këtij takimi nuk munguan edhe falënderimet për të gjithë ata që dhanë kontribut në zhvillimin e aktiviteteve. Me këtë rast televizioni Syri Vision u nderua me mirënjohje për avokimin mediatik duke prezantuar poziten, nevojat, aktivitetet e personave me aftësi të kufizuar në komunën e Gjakovës.Të gjitha shërbimet që ofron Handikos do të kontribuojnë në mirëqënien, fuqizimin dhe integrimin social të personave me aftësi të kufizuaru tha me këtë rast./TV Syri Vision/