Gjakova
Shkronjat

“Mmigrimi kombëtar i të rinjëve në komunën e Gjakovës”është hulumtimi të cilin e kanë realizuar studentë të kolegjit Universum në Gjakovë së bashku me anëtarët e organizatës joqeveritare “S’bashku mundemi”. Gjatë prezantimit të të arriturave të këtij hulumtimi u tha se të përfshirë në hulumtim kanë qenë 250 të rinjë nga mosha 18-35 vjeqare prej të cilëve është kërkuar perceptimi rreth gjendjes aktuale të qytetit e që lidhen me fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës, sigurisë dhe shëndetësisë.

Dema tha se dy arsyet kryesore që të rinjët kërkojnë të ndërojnë vendbanimin janë mundësia për punë dhe përvoja kulturore.

Një nga rezultatet e këtij hulumtimi ishte se për shkak të ekonomisë jo të mirë të rinjët largohen nga qyteti i Gjakovës. E një gjë e tillë u fol edhe  nga ekspertët e kësaj fushe.

Mes tjerash u tha që ajo qka nevojitet është që të gjithë akterët relvantë duhet që të parandalojnë largimin e të rinjëve përmes zhvillimit ekonomik dhe atij social, pasi që këta janë dy faktorë të cilët ndikojnë në komunitet./TV Syri Vision/