Gjakova
Shkronjat

Mesha kryesore e Krishtlindjeve në Gjakovë u mbajt në Kishën e Shën Ndout. Besimtarët katolikë festuan dhe u lutën për paqe e mirësi në familjet secilit. Mesha u udhëhoq nga  Padër Ndue Kajtazi I cili uroj besimtarët që Krishti lindtë e banoftë në zemrat e secilit.

Besimtarët e krishterë në Gjakovë, ashtu si të gjithë katolikët shqiptarë, kremtuan në mesnatë lindjen e Krishtit një prej festave më të rëndësishme të këtij besimi, duke u lutur për paqe, qetësi, dashuri dhe mirëkuptim. Mesha qendrore u mbajt ne Kishën e Shën Ndout të cilën e udhëhoqi, guardiani dhe famullitari i famullisë së Gjakovës Patër Ndue Kajtazi.Kjo është festë e cila simbolizon lindjen e Krishtit, që mes njerëzve solli paqen, mirëqenien, lumturinë dhe harmoninë, u tha gjatë lutjeve.

Nga personalitet politike që morën pjesë në meshën e shenjtë ishte edhe  kryetari i Kuvendit te Kosovës Kadri Veseli ,i cili i është adresuar të gjithë besimtarve të Komunës së Gjakovës me dëshirën që kjo festë të jetë një rast i shënuar për të gjithë dhe këto Krishtlindje t’i gëzojmë me respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin.

I pranishëm në këtë meshë ishte edhe kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët komunal. Me këtë rast Gjini ka uruar që të gjitha lutjet të jenë të pranuara dhe të gjithë bashkë të festojmë gjithnjë me shëndet dhe mirëqenie të plotë

Poashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues të partive politike veprojnë në Gjakovë si Vetevendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Alternativa. Besimtarët katolikë vazhduan meshën me lutje e rite fetare të cilat janë karakteristikë e festës së Krishtlindjes. Poashtu edhe në Kishat e tjera të komunës së Gjakovës u mbajtën mesha festive në të cilat besimtarët u lutën për mirëqenie e begati. E krejt në fund festa u kremtua edhe me fishekzjarre e cila krijoj një atmosferë festive në Gjakovë./TV Syri Vision/