Gjakova
Shkronjat

Në prag të festës së vitit të ri, Organizata Joqeveritare “Roma In Action” kanë dhuruar  pako festive për fëmijët e komunitetit Romë Ashkali dhe Egjiptian.

 Po marrin dhurata për festat e fundvitit. Fëmijët e komunitetit Romë Ashkali dhe Egjiptian sot patën rastin që të marrin dhurata të cilat ishin të mbushura me gjëra ushqimore, e për të cilat është përkujdesur organizata joqeveritare “Roma In Action”. Ky vullnet I mirë bëri që edhe këta fëmijë të ndjejnë atmosferë festive në pragë të fundvitit. Organizatorët thanë  se u munduam që me një dhuratë simbolike ti gëzojmë këta fëmijë të cilët janë pjesë e shoqërisë.

Organizata “Roma in Action” dhuroj  këto dhurata me urimin duke dëshiruar që edhe këta fëmijë të ndihen të barabartë në shoqëri./TV Syri Vision/