Gjakova
Shkronjat

U lëshua ndriqimi publik në rrugën “Washington” në lagjen blloku i ri. Bëhet fjalë për segmentin nga udhëkryqi i parkut të lirisë e deri tek ura që qon në Shkugëz. Diht se është njëra ndër rrugët më të frekuentuara dhe mungesa e ndriqimit ka paraqitur rrezik në komunikacion. Por prej sonte kjo pjesë e qytetit ka një ndriqim modern, inaugurmin e të cilit e bëri kryetari i komunës Ardian Gjini së bashku me drejtorin e shërbimeve publike Shkumbin Kastratin.

E ata që e kanë mirëpritur këtë investim janë banorët, të cilët thanë se një projekt i tillë ka qenë i domosdoshëm të realizohej. 

Në afërsi të kësaj rruge është edhe shkolla fillore “Fehmi Agani”. E nxënësit janë ata të cilët thanë se lëvzijen do ta kenë më të  sigurt.

Një banorë i kësaj lagje tha se një shqetsësim për ta ka qenë edhe lëvizja gjatë natës kjo për shkak të pasigurisë.

Rruga Washington është pajisur me 32 shtylla elektrike, të cilat janë të përdorshme jo vetëm për qarkullim por edhe për këmbësorët.Sipas kryetariT Gjini edhe në vitin e ardhshëm do të bëhet mirëmbajtja dhe zgjerimi i ndriçimit publik jo vetëm në pjesën urbane por edhe atë rurale./TV Syri Vision/