Gjakova
Shkronjat

Familjarë të personave të zhdukur në komunën e Gjakovës pritën në vizitë anëtarët e komisionit qeveritar të Republikës së Kosovës për persona të zhdukur në kodren e çabratit pikërisht në vendin ku janë të varrosur martirët e kësaj komune.

Fillimisht bënë homazhe në ndërim të jetës dhe veprës të të gjithë të rënëve për liri. Pastaj bashkarisht panë nga afër varrezat e martirëve dhe bashkëbiseduan me familjarët për brengat dhe kërkesat e tyre. Me këtë rast këshilltar i kryeministrit Haradinaj dhe njëherit mbajtësi i dosjes për çështjen e personave të zhdukur, Jahja LLuka, tha se një nga prioritetet kryesore të qeverisë mbetet zbardhja e fatit të të zhdukurve.

Familjarët kërkuan që të ndryshohet ligji për skemën pensionale, gjë për të cilën ata thanë se ndihen të zhgënjyer me kategorizimin që po u bëhet.  Për këtë qështje u tha se qeveria është duke punuar.

Lluka përmendi edhe disa nga progreset që ka pasur komisioni qeveritar për persona të zhdukur.

Nga ana tjetër familjarët mes brengave shprehën edhe kërkesat e tyre.

Delegacioni i komisionit qeveritar për persona të zhdukur vziitën e vazhdoj edhe në muzeun e familjes Qerkezi, me c’ rast u pritën nga e vetmja anëtare nëna Ferdonije. Ata panë nga afër gjithqka që këtu është e ekspozuar dhe gjatë bashkëbisedimit që patën shprehën gatishmërinë për të përkrahur familjet e dëshmorëve martirëve dhe të zhdukurve. Poashtu u tha se të gjitha alterët relevantë do punojnë që qështja e personave të zhdukur të rregullohet ashtu siq e do ligji.Gjatë ditës sotme ky komisioni vizitoj edhe Krushën e Madhe, Krushën e Vogël si dhe shtëpinë muze të Ukshin Hotit. Ndërkohë edhe 19 vjet pas përfundimit të luftës, familjarët kërkojnë më shumë se 1,648 persona ende të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë./TV Syri Vision/