Gjakova
Shkronjat

Fëmijët të cilët janë të shtruar në repartin e pediatrisë në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë”, sot kanë pranuara dhurata. E gjithë kjo ishte iniciativë nga grupi humanitar “Bashkimi i femrave gjakovare” të cilat shprehën dëshirën  që të shpërndajnë dhurata simbolike për nderë të festave të fundvitit.

Ato kanë vendosur që nga kursimet e veta personale të gëzojnë sado pak këta fëmijë.

Në shpërndarjen e këtyre dhuratave i pranishëm ishte edhe drejtori i spitalit “Isa Grezda”,  Ahmet Asllani. Ai u shprehë falënderues dhe përgëzoj gratë për humanizmin dhe aktivitetet që po i zhvillojnë.

Përveq këtij reparti, dhurataf estive u dhuruan edhe për fëmijët në repartet tjera si ortopedi, kirurgji dhe  psikiatrisë. Po sot ky grup humanitar i gëzojë me dhurata edhe fëmijët e familjeve në nëvojë të cilat janë të regjistruara në organizatën e kryqit të kuq.Anëtarja e kësaj organizate Mimoza Shala e cila njëherit është edhe kryetare e grupit të grave asambleiste tha se përmes humanizmit këto gra po ndihmojnë që në këto ditë feste fëmijët të gëzohen sado pak.

Dhurata janë shpërndarë edhe për fëmijët të cilët janë të strehuar në shtëpinë e sigurt në Gjakovë. Iniciativa të tilla humanitare nga gratë gjakovare do të ketë edhe në ditët në vazhdim./tTV Syri Vision/