Gjakova
Shkronjat

Sportistë, përfaqësues të klubeve  sportive të komunës së Gjakovës, përfaqësues të federatave të Kosovës si dhe dashamirë të sportit u mblodhën në manifestimin “Sportisti i vitit 2018” i cili u organizua nga kuvendi komunal, gjegjësisht nga drejtoria për kulturë rini dhe sport.

Në këtë gala mbrëmje e cila tashmë është bërë tradicionale i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjin i cili tha se përkrahja e sportit do të vazhdojë edhe përgjatë viteve në vijim.

Mbështetje  u ofrua edhe nga zëvëndësmintrja e kulturës rinisë dhe sportit Burbuqe Bakija-Deva.

Komisioni prej 5 anëtarëve bëri përzgjedhjen e disa kandidatëve në këtë rast sportistë e punëtorë sportiv që në forma të ndryshme kanë kontribuar në zhvillimin e sporteve gjatë vitit 2018. Fatosi më i dalluar u zgjodh Kroni Krasniqi nga KN “Vëllaznimi”, pioneri më i dalluar Altin Mehmeti nga TKD “Dearti”, pastaj kadeti më i dalluar Adea Babuni nga KPP “Vëllaznimi”, si dhe juniori më i dalluar ju takoj dy sportistëve Ervin Doli nga KT ”Gjakova” dhe  Zani Sylhasi nga KÇ “Gjakova137”. U ndanë edhe qmime për shoqatën më të mirë dhe shkollën më të mirë, çmime këto që i takuan shoqatës së pedagogëve të edukimit fizik dhe shkollës së futbollit Gjakova. Ndërsa ekipet më të mira për vitin 2018 u shpallën KH Shqiponja në konkurencën e femrave dhe FC Liburn në konkurencën e meshkujve. E trajneri më i mirë u shpall, tajneri i FC Liburn , Luan Kozniku, kurse qmimi punëtori sportiv më i dalluar iu nda kryetarit dhe trajnerit të KV “Vëllaznimi” Blendi Haxhikadrija. Gjyqtarët më të mirë të vitit u zgjodhën dyshja Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi. Ndërsa Blerta Juniku Rraci dhe Nikollë Marku u zgjodhën si pedagogët më të dalluar, të cilët thanë se këto qmime ju dedikojnë nxënësve dhe kolegëve të tyre.

 

Me mirënjohje është nderuar edhe Mark Pjetraj, i cili ka përfaqësuar të gjithë sportistët me aftësi të kufizuara. Poashtu mirënjohje janë ndarë edhe për veteranët e sportit Selami Delija, Kujtim Shala dhe Muharrem Rudi. Për kontributin e dhënë në mbulimin mediatik dhe promovimin e sportit gjakovar , me mirënjohje janë nderuar edhe Radio Gjakova dhe TV Syri Vision. E krejt në fund u ndanë qmimet për dhjetë sportistët më të dalluar të vitit 2018.Ndër ta ishin: Driton Rraci-basktbollist i KB “Vëllaznimi”, Florid Gashi- kërcyes nga ura e Fshajtë, Kushtrim Gashi- futbollist i klubit “Vëllaznimi”, Besart Kurhaski-boksier i klubit “Sport Center”, Afrore Plava-volejbolliste e klubit “Vëllaznimi”, Rajmond Pjetraj- volejbollist i klubit “Vëllaznimi”, Rina Hoda-basketbolliste e klubit “Vëllaznimi”, Arti Luzha-portier i klubit “Vëllaznimi”, Ramadan Alaj-futbollist i klubit “Liburn”. E qmimin kryesor të manifestimit sportisti më I mirë I vitit 2018, apo epitetin laureati I vitit 2018 e fitoi henbollistja gjakovare Shkurta Mehmeti nga KH “Shqiponja, mirëpo qmimin e mori kolegia saj për shkak se Shkurta nuk ishte przente. Ajo ndodhet jashtë vendit me perfaqësuesen e Kosovës në hendboll. Përfaqsuesit e klubeve që u dekoruan me qmimetkryesore u  shprehën falënderues.

 

Ky ishte edicioni i 32-të me radhë, me këtë rast drejtorsha Saranda Hyseni ka uruar tëgjithë sportistët.

Pasi sporti përveç ndikimit si aktivitet në vete ndikon edhe në përmirësimin e shëndetit dhe mënyrës së të jetuarit shpresojmë se komuna e Gjakovës do të ketë gjithmonë sportist të cilët i shtojnë edhe më shumë vlerën sportive qytetit tonë./TV Syri Vision/