Gjakova
Shkronjat

Familja 6 anëtarëshe Sadriu nga fshati Babaj i Bokës deri më tani ka jetuar në kushte të mjerueshme të banimit. Gjithqka qqë ata kishin ishte vetëm një dhomë. Mirëpo prej sot kjo familje u bë me shtëpi të re.

E gjithë kjo falë bashkëfshatarëve dhe diasporës të cilët bashkarisht kontribuan dhe ia ndërtuan shtëpinë, nismë kjo e cila filloj nga kryetari i fshatit Ramë Tali.Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë miq dhe bashkëfshatarë të cilët uruan familjen Sadriu. Qelsat iu dorëzuan djalit të kësaj familje që tashmë do të jeton në këtë shtëpi e cila plotëson kushtet për jetes. Të lumtur u shprehën familjarët duke thënë se strehimi në një vend të sigurt ishte ëndrra të cilën se kishin menduar që do të iu realizohet ndonjëherë.

Fatlinda pati edhe një premtim.

Në mes urimesh iniciatori Ramë Tali tha se është lumturi që me ndihmën e të gjithëve ia siguruam kulmin mbi kokë në prag të festës së vitit të ri.

Përveq falënderimeve u ndanë edhe mirënjohje për të gjitha ta që kontribuan. Vullnetmirët janë ata që me iniciativa të tilla gëzojnë shumë familje të cilat kanë nevojë për një jetë më të mië.Familja Sadriu nuk është e vetmja që banorët po e ndihmojmë në ndërtimin e shtëpisë së re.Në fshatin Babaj i Bokës deri më tani janë ndërtuar 5 shtëpi falë vullnetmirëve./TV Syri Vision/